Celebrities Gossip Showbiz

Kush e ka tradhtuar? Cubi Metkaj e pranon publikisht!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Mbrëmë ishte e ftuar në “Top Arena” aktorja e njohur, Cubi Metkaj, e cila iu përgjigj disa pyetjeve pikante të Erjola Doçit, ku nuk munguan as ato për jetën e saj personale. Cubi zbuloi se e kanë tradhtuar në lidhjen e saj romantike, ndërsa flet edhe për Egla Cenon, fituesen e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, të cilën e imitoi në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Erjola: A të ka përgëzuar Egla për rolin?

Cubi: Nuk e kam takuar por më thanë që e kishte pëlqyer, e kishte mirëkuptuar edhe grisjen e fotografisë

Erjola: Ke tradhtuar apo të kanë tradhtuar?

Cubi: Më kanë tradhtuar moj motër

Erjola: Në shfaqen tënde me Amos Zaharinë, e ke tradhtuar ai po ti?

Cubi: Edhe në shfaqje më tradhtojnë, mua asnjëherë

Erjola: Je e lidhur apo single?

Cubi: E zgjidhur… (qesh)

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.