Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të takohen të shtunën për një duel që do të kurorëzojë kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda që nga viti 1999 në boks.
Sipas mediave të huaja, rivalët e pamposhtur do të përballen për herë të parë në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.
Boksieri britanik Fury është kampioni aktual i botës në peshat e rënda WBC. Ukrainasi Usyk mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale dhe ende nuk është mposhtur që nga kalimi nga pesha kruiser, ku ishte kampioni i padiskutueshëm.
Dyshja duhej të përballeshin me njëri-tjetrin në shkurt, por Fury mori një dëmtim “të frikshëm” që e detyroi atë të shtynte luftën.
Usyk arriti të fitonte me ish-kampionin e botës në boks, Antony Joshua, duke i marrë atij titullin.
Fury i cili është kampion i WBC, do të ndeshet me 36-vjeçarin ukrainas i cili mban titujt e WBA, WBO dhe IBF. Data e caktuar paraprakisht është 23 dhjetori, ndërsa pritet që të ndiqet nga një numër i madh shikuesish. Përpara kësaj përballje, fillimisht do të ndeshet me gjigantin e MMA Francis Ngannou më 28 tetor, në një sfidë jozyrtare, ku pritet të marrin pjesë emrat e njohur të showbizit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Fury kërcënoi në distancë kundërshtarin e tij.
‘Unë bëj atë që them dhe atë që them e bëj. Kjo është epoka e Gipsy King. Ti nuk mund të vraposh më si lepur, Usyk. Do e mësosh. Faleminderit mbretërisë së Arabisë Saudite”. Britaniku është i pamposhtur në 34 ndeshje të luajtura, ndërsa në anën tjetër Oleksandër Usyk i ka fituar të 21 sfidat e zhvilluara si boksier profesionist.
Oleksandr Usyk ëshët një boksier 36-vjeçar ku në karrierën e tij numëron 20 përballje, ku i ka fituar të gjitha, 13 prej tyre me Knock Out.