Shëndeti i zemrës rëndohet
Konsumi i një sasie të madhe qumështi, sipas një studimi, krijonte rrezik për sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë. Disa studiues zbuluan se femrat që konsumonin tre gota qumësht në ditë, ose më shumë, i dyfishohej rreziku për sëmundjet e zemrës, krahasuar me ato që pinin më pak.
Shkurtim të jetëgjatësisë
Në një studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhet dhe me rrezikun e humbjes së jetës tek burrat e gratë. Ky rrezik dyfishohej tek gratë që konsumonin më shumë se tre gota në ditë, ndërsa tek meshkujt shtohej me 10%, në krahasim me ata që pinin dy ose më pak gota në ditë me qumësht.
Mund të hasni probleme me tretjen
Ndoshta shumë persona të rritur kanë intolerancë ndaj laktozës, një dukuri që ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë. Nëse individët që vuajnë nga intoleranca e laktozës, mund të hasin probleme si; dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, diarre dhe të përziera. Të gjitha këto nëse konsumojnë produkte qumështi.
Përmirëson shëndetin e kockave
Një gotë qumësht përmban 20% kalcium bioaktiv, mineral thelbësor për shëndetin dhe rritjen e kockave. Me këtë mineral nënkuptojmë se trupi mund të thithë më shumë kalcium nga qumështi sesa nga burime të tjera të mineralit, i cili është i dobishëm për fortësimin e kockave.