Kuriozitete
Më 6 gusht 1991 u bë historia e internetit, kur shkencëtari Tim Berners-Lee publikoi për herë të parë faqen e internetit të quajtur “info.cern.ch”.
Një mjek nigerian me pasion për artin theu një rekord botëror Guinness me një vizatim prej 1004.7 metrash katrorë që festonte kulturat e vendit të tij.
Një “pinguin perandor” u bë anëtari i parë i species së tij që ka bërë udhëtimin 3500 kilometra nga Antarktida në Australi.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të të kuptuarit të gjuhës.
Një ishull i vogël në Skoci, i cili shtrihet në një sipërfaqe rreth 10 hektarë dhe “vizitohet” shpesh nga vidra dhe foka, ka dalë në shitje për 125 mijë paunde.
Banorët e ishullit grek Ikaria shpesh kalojnë moshën 100-vjeçare dhe një prej faktorëve të mundshëm për këtë është përdorimi i mjalti ttë papërpunuar.
Një copë shumë e rrallë e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, është shitur për 2800 dollarë në një ankand.
Një dyqan kinez i shitjeve me pakicë ka zëvendësuar manekinët me vajza të vërteta, për të reklamuar veshjet që janë në shitje.
Ashtu si njerëzit, zogjtë kanë më pak miq ndërsa plaken.
Një grua në Tajlandë ka ndërtuar një qeli të vërtetë me hekura të fortifikuar në banesën e saj, me qëllimin për të mbrojtur djalin nga veset.
Merimangat gjigante që mund të arrijnë madhësinë e një pëllëmbe të një njeriu, po riprodhohen me një ritëm të përshpejtuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Një bateri e re automjeti elektrike e zhvilluar nga Amprius Technologies me bazë në Kaliforni ka një anodë silikoni dhe mund të arrijë 90% të karikimit në 15 minuta.
Panairi i Vezëve 2024 në Meksikë ka thyer një rekord botëror Guinness kur më shumë se 2000 të rinj morën pjesë në një garë duke balancuar vezët në lugë.
Një mesazh në një shishe të hedhur në një liqen të Ontarios si pjesë e një projekti shkollor u gjet nga një nxënëse në të njëjtën shkollë 26 vjet më vonë.
Një pikturë nga një robot me inteligjencë artificiale e shkencëtarit të shquar Alan Turing, është shitur për një rekord prej 1.2 milion eurosh në ankand!
Një familje në Filadelfia e cila kishte mbajtur për mbi 100 vite një koleksion të rrallë monedhash ari, mësoi se vlera e tij nuk ishte 50,000 dollarë, siç kishin menduar më parë, por plot 2 milionë dollarë.
Të njohura për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme të zhytjes së thellë, balenat mund të mbajnë frymën e tyre për më shumë se një orë dhe të zhyten midis 2,000 dhe 10,000 metra në kërkim të gjahut.
Fjalori i gjuhës gjermane “Duden” zgjodhi fjalën më të gjatë, e cila ka deri në 67 shkronja.
Një kompani nga Teksasi ka “shpikur” një kamerë që ngjitet në tualet dhe fotografon jashtëqitjet tuaja.
Ka filluar testimi i një përshtatësi të ri të iPhone, i cili mund të kontrollojë nëse dikush ka kancer në fyt.
Një dhurues i organeve u kthye në jetë, duke qarë në tavolinën e sallës së operacionit, ndërsa kirurgët përgatiteshin të merrnin pjesët e trupit të tij.
Një grup studiuesish ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në Akullnajat e Himalajave: rreth 1,700 specie viruse të lashta, shumica e të cilave ishin të panjohura për shkencën.
Mund të ketë një oqean të gjashtë në Tokë, duke ndikuar vende si Zambia dhe Uganda me një vijë bregdetare të re.
Një llambë e vogël në një stacion zjarri në Livermore, Kaliforni, qëndron e ndezur vazhdimisht që nga viti 1901. Vetëm një herë është fikur për 22 minuta në vitin 1976 kur stacioni u zhvendos në një adresë tjetër.
Popullsia e vogël e një fshati në Japoni tani është “shtuar me kukulla”, pasi i përdorën për të zëvendësuar ata që janë larguar nga zona.
Binjakët identikë Matthew dhe Michael Youlden mund të flasin secili 26 gjuhë, një prej të cilave as nuk gjendet në etimologji.
Një monedhë jashtëzakonisht e rrallë, vendndodhja e së cilës ka mbetur mister që nga fundi i viteve 1970, u shit për pak më shumë se 500,000 dollarë.
Një kafkë e zbuluar në vitin 1978 në murin e një shtëpie në Illinoi i përkiste një adoleshenteje nga Indiana e cila vdiq mbi 150 vjet më parë.
Në vitin 2019, qytetarët e Sommarøy, një ishull i vogël në Norvegjinë Veriore, vendosën që të mos kishin më orë. Disa prej tyre i futën në sirtarë, duke ëndërruar dhe shpresuar se nuk do t’i nxirrnin më prej aty.
Kemi një rekord të ri për gruan me gjuhën më të madhe në planet. Ajo quhet Brittany Lacayo, gjuha e saj është 7.90 centimetra në pikën e saj më të gjerë. Gjerësia e gjuhës është 2.5 centimetra më e gjerë se gjatësia e saj.
Përqafimi i lamtumirës me të dashurit tuaj mund t’ju sjellë telashe në një aeroport të Zelandës së Re nëse zgjat shumë. Aeroporti ndërkombëtar në Dunedin ka vendosur një kufi prej tre minutash për përqafimet.
93-vjeçari Richard Morgan është në gjendjen fizike të një 30-vjeçari. Trupi i tij është 80% muskuloz, me vetëm 15% yndyrë.
Ekipi me shtatë detektorëve metalikë zbuluan thesarin më të pasur ndonjëherë të Britanisë së Madhe me monedha argjendi dhe koleksioni i tyre u ble për një vlerë rekord prej 4.3 milionë dollarësh.
Qindra britanikëve mund t’u jepet një datë e përafërt e vdekjes, e gjitha e llogaritur nga Inteligjenca Artificiale duke përdorur të ashtuquajturin ‘kalkulator vdekjeje’.
Një burrë nga Birmingami është i dyti në botë që ka tri organe gjenitale. Pas vdekjes së tij, 78-vjeçari ia dhuroi trupin e vet Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Birmingamit.
Shkencëtarët kinezë kanë arritur të ‘ringjallin’ trurin e një derri pas një ore që ia kishin hequr nga trupi.
Dy motra binjake, të cilat u ndanë në lindje dhe u rigjetën rastësisht në internet 30 vjet më vonë, kanë ndaluar së foluri pasi vendosën se nuk e pëlqenin njëra-tjetrën.
Delfinët qeshin dhe këtë e konfirmon dhe shkenca. Qëllimi i kësaj sjelljeje është të krijojnë siguri tek njerëzit përreth që nuk kanë qëllime agresive.
Viktima e një aksidenti të tmerrshëm me makinë po shërohet pasi u zgjua nga koma i bindur se ishte ende viti 1980. Kujtimet e fundit të Luciano D’Adamo janë kur la shtëpinë e tij në Romë në mars 1980.