Health & Beauty

Kurat natyrale për frymëmarrje të qetë nëse vuani nga sinoziti!

Sinoziti shoqërohet me komplikacione të ndryshme si dhimbje koke, gërrhitje apo vështirësi në frymëmarrje. Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë probleme të rënda si meningjiti. Sinoziti akut zgjat për 4 javë ose më pak ndërkohë që sinoziti kronik mund të zgjasë 8 javë ose më shumë.  Lajmi i mirë është që ju mund të përgatisni disa kura të mira në shtëpi për të trajtuar këtë problem shëndetësor. Ju duhet të shmangni disa ushqime që nxisin simptomat siç janë ushqimet e skuqura, produktet e bulmetit si kosi, djathi, akulloret orizi, mishi dhe erëzat aromatike. Qëndroni larg çokollatës, sheqerit dhe pijeve të ftohta. Ushqimet e pasura me vitaminë

Pini ujë, çaj apo lëngje pa sheqer që të jeni më të hidratuar. Këto lëngje ndihmojnë në hollimin e sekrecioneve dhe zbusin irritimet inflamatore. Shmangni alkolin, kafeinën dhe duhanin. Erëzat me aromë të ndezur si piperi djegës ndihmojnë në shpërbërjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve. Rrepa e bardhë pikante mund të përzihet me uthullën dhe lëngun e limonit për të krijuar një eliksir të shkëlqyer kundër sinozitit. Ju mund të mbani çerek luge çaji me rrepë të bardhë të grirë në gojë për disa minuta që të përfitoni nga aroma e fortë.

Përdorni tre pika me vaj rozmarine ose pishe së bashku me tre pika me vaj nenexhiku dhe 2 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të valuar. Ju mund të përdorni edhe tre pika me vaj rozmarine, me një pikë vaj trumze dhe nenexhiku në ujin e valuar. Mbani kokën mbi ujin e valuar duke e mbuluar me peshqir dhe nuhasni avullin. Të dyja janë të pasura me substanca kundër inflamacionit. Ju mund t’i përdorni në çaj të ngrohtë për të çliruar rrugët e bllokuara nga sinoziti dhe do të ndiheni mirë menjëherë. Nga të dhënat sugjerohet që të përdorni lëng të freskët xhenxhefili me një lugë çaji me mjaltë dhe ta konsumoni dy ose tre herë në ditë.

Uthulla e mollës është një përbërës natyral me shumë përfitime shëndetësore. Përdorni dy ose tre lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar të tretur në një filxhan me ujë që të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes dhe të tresni sekrecionet. Këtë çaj mund ta përzieni edhe me limon dhe mjaltë sipas dëshirës.

Supa me mish pule apo perime është një alternativë shumë e mirë. Avulli i supës është kurues shumë i mirë kundër sinozitit. Hidhni gjysëm luge çaji me kripë në gjysëm gote me ujë të ngrohtë. Tretësirën mund ta hidhni në një shiringë (pa gjilpërë) dhe të hidhni nga pesë pika në secilën flegër të hundës duke lehtësuar kalimin e sekrecionit në flegrën tjetër nëpërmjet lëvizjes së kokës. Në këtë mënyrë do të zbusni sinozitin dhe largoni bakteret dhe substancat irrituese nga rrugët e frymëmarrjes.