Dhimbjet e nervit shiatik vijnë në trajtat e një agonie të vërtetë.
Problemet me nevin shiatik zakonisht kanë si pikënisje hernien diskale, që shkakton kompresim dhe inflamacion të shpinës.
Shpesh lëndimet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda nxisin dhimbjet e nervit shiatik. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faktorë të tjerë rreziku janë: mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë.
Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.
Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik
Trajtimet kundër dhimbjes së nervit shiatik trajtohen me medikamente kundër inflamacionit dhe për qetësimin e muskujve.
Trajtimet e mëposhtme të sugjeruara nga AgroWeb.org, ju vijnë në ndihmë kundër dhimbjeve.
Qepa
Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik.
Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.
Gjethet e lakrës
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik.
Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes.
Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.
Vaji i xhenxhefilit
Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen.