Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Rike Roçi dhe Fation Kuqari kanë një marrëdhënie të mirë miqësie me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP 3”. Teksa po bisedonte me Julian Deda, ky i fundit e ngacmoi modelen në lidhje me banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Po të pret tjetri’ – tha aktori, ndërsa Rike u shpreh se nuk e ka vënë re që Fationi ka pëlqim për të deri në momentin që Vesa dhe Erjola ia thanë.
Megjithëse Juli është i bindur se Rike dhe Fationi mund të jenë çifti i radhës në BBV, modelja u shpreh se mes tyre ka thjeshtë shoqëri dhe asgjë më shumë.
Rike: Pse mendon se mund të krijohem çift?
Juli: Po të pret tjetri, por ai nuk…
Rike: Këto mistrecet ma futën në mend se unë në autobus dhe nuk po kuptoja asgjë. Po jo mo është thjeshtë një shoqëri e bukur
Juli: Ua, këto shoqëritë e bukura. T’kam xhan, t’kam xhan por kur t’iu shoh duke u puthur
Rike: Jo s’jam ashtu. S’ka asgjë të keqe por kur nuk ka…
Visualizza questo post su Instagram