Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj.
Bukuroshja thuajse asnjëherë nuk bëhet pjesë e portaleve sa i përket jetës private apo spekulimeve të ndryshme veçse në rastet kur lanson një projekt të ri muzikor. Megjithatë, një postim i bërë disa orë më parë nga këngëtarja ishte shumë ‘funny’ dhe besojmë shumë prej jush do e gjeni veten.
Teksa ka postuar një ‘meme’, ku tregon një vajzë (në këtë rast Anxhela) që është vetëm dhe miqtë e saj nga gjimnazi që janë të martuar dhe me fëmijë. Epo, mos ndoshta artistja do të na tregojë se në jetën e saj private për momentin nuk ka asgjë të re?
E ftuar para pak muajsh në ‘Live From Tirana’, këngëtarja na foli më shumë rreth mini albumit të saj i cili përbëhet nga 5 këngë, ku artistja ka ardhur edhe me lajka, edhe lozonjare.
Sa i përket pjesëmarrjes së Anxhelës si anëtare jurie ne Festivalin e RTSH ku fituese u shpall Ronela Hajati, ajo rrëfeu më shumë mbi këtë eksperiencë.