Celebrities Gossip Music Showbiz

Kur Rina dhe SinBoy bëhen bashkë arrijnë një super sukses!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Para disa ditësh Rina ka publikuar këngën e saj të fundit, e cila titullohet “Si Ti” dhe është një bashkëpunim me partnerin e saj të zemrës, SinBoy. Kënga ka arritur 2 milionë klikime në ‘YouTube’ dhe këtë e tregoi vetë këngëtarja duke i falenderuar të gjithë ndjekësit e saj me një postim në ‘Instastory’ me një video nga prapaskenat e videoklipit të këngës.

 

Bukuroshja, shpesh poston në rrjete sociale dhe momente nga përditshmëria e saj si ka bërë dhe disa ditë më parë teksa ka rrëfyer te ndjekësit se kohëve të fundit nuk ka qenë në një gjendje të mirë emocionale. Këtë gjë nuk e kishim vënë re aspak nga postimet e Rinës, megjithatë në këtë rast vlen shprehja që nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit nga ajo çfarë shohim në rrjete sociale.

Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre