Hudhra është një superushqim që ofron shumë përfitime shëndetësore, sidomos në luftën kundër virozave dhe inflamacionit. Megjithatë, për sa i përket cilësisë së gjumit, ajo nuk është e rekomandueshme, sidomos për ata që kanë probleme me stomakun.
Hudhra stimulon sistemin tretës dhe konsumimi i saj në sasi të mëdha në mbrëmje mund të shkaktojë irritim të stomakut, duke rritur sekretimin e lëngjeve gastrike dhe pështymës. Kjo e bën të vështirë për të fjetur. Prandaj, ekspertët sugjerojnë që hudhrën ta konsumoni në mëngjes ose rreth drekës.
Nëse dëshironi ta hani në mbrëmje, është mirë ta konsumoni disa orë para gjumit dhe gjithmonë me ushqim për të evituar problemet me aciditetin. Hudhra ndihmon gjithashtu në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes, por nuk është e nevojshme ta konsumoni përpara gjumit.
Përveç hudhrës, për një gjumë të mirë, rekomandohen ushqime si spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado dhe banania. Duhet të shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato me sheqer ose yndyrë, pasi ato ndihmojnë në vështirësimin e prodhimit të melatoninë, hormoneve që ndihmojnë në gjumë. Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet para gjumit, për shkak të ndikimit të saj negativ në ciklet e gjumit.