Mediat britanike kanë publikuar për herë të parë disa imazhe nga jahti i ri që do të ketë një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos. Jahti 500 milionë dollarësh 127 metra i gjatë, u fotografua në kantierin detar të Zwijndrecht, në perëndim të Holandës, ku po përfundojnë dhe detajet e fundit. Ky jaht do të jetë më i madhi në botë.
Jahti po ndërtohet nga kompania “Black Pearl” e cila është e njohur për ndërtimin e mjeteve të lundrimit ekologjike. Ky super jaht konsiderohet si më i madhi në botë i llojit të tij.
Pronësia e Bezos mbi jahtin u konfirmua në librin “Amazon Unbound”, i cili e përshkruan varkën si “një nga jahtet më të bukura”.
Ndërkaq, Bezos humbi vendin e tij si njeriu më i pasur në botë nga rivali i teknologjisë kozmike Elon Musk muajin e kaluar. Ai aktualisht ka një pasuri neto prej 197 miliardë dollarë.
Bezos ka blerë gjithashtu një jaht i përdorur për të transportuar makina dhe helikopterë në det i cili do të jetë një version i modifikuar i modelit YS 7512 të Damen Yachts. CEO i Amazon, themeluesi i ‘Blue Origin’ dhe pronari i “The Washington Post”, është përgjegjës për shumë gjëra të rëndësishme. Bezos-it i duhet kohë për të pushuar për të marrë vendime me kujdes.
Rutina e tij është pikërisht kështu dhe këtë ai e pohon me fjalët e tij:
Unë shkoj në shtrat herët, zgjohem herët. Më pëlqen të luaj golf në mëngjes. Më pëlqen të lexoj gazetë, më pëlqen të pi kafe, më pëlqen të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë.