E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ditën e sotme Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve është një institucion që ka ardhur në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur duke qenë se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka kaluar Reformën në Drejtësi dhe sigurisht që kjo pjesë do të prekte edhe atë të drejtësisë për të mitur. Gjëja më e bukur e kirjimit të institucioneve të reja ishte sepse ndryshoi qasja nga një drejtësi ndëshkuese ku arresti me burg ishte më i shpeshtë si një nga masat që jepej për të miturit kaluan në një drejtësi restauruese.
Duke qenë një fëmijë që kalon një konflikt me ligjin sigurisht që e gjithë shoqëria, familja, komunieteti, shkolla apo institucionet të gjithë ne diku kemi gabuar dhe prandaj jeta e atij të mituri është shkatërruar në një pikë drejtësia restauruese ia jep mundësinë po shoqërisë, institucioneve dhe komunitetit që të rindërtojnë ose të restaurojnë atë që është shkatërruar.
Më tej ajo shtoi gjithashtu se:
Pavarësisht përgjegjësisë institucionale është edhe një lloj misioni dhe përgjegjësie njerëzore mbi të gjitha kur ti ke të bësh me të mitur edhe të rinj të cilët kanë nevojë për ty për të rimëkëmbur jetën e tyre.