Fashion Health & Beauty

Kur ngjyra juaj e flokëve është e mbushur me sekrete…Zbuloni disa prej tyre!

Ka kaq shumë ngjyra që ju mund të eksperimentoni me flokët tuaj! Ngjyra juaj e preferuar e flokëve mund të thotë shumë për personalitetin tuaj. Jeni introvert, ekstrovert, të dashur, antisocial?! Të gjitha këto do t’i zbuloni më poshtë.

Nëse jeni duke menduar për një ndryshim dhe akoma nuk dini se çfarë ngjyre të zgjidhni hidhini një sy këtyre ngjyrave si dhe zbuloni sekretet që mbartin.

Kafe

Brunet janë të njohura për punën e tyre të palodhur dhe vendosmërinë. Ato mërziten nëse nuk kanë asgjë për të bërë. Shkathtësitë e tyre të mrekullueshme të planifikimit i ndihmojnë ato të përballen me çdo problem. Udhëheqja efektive është tipike për to. Njerëzit me flokë kafe shoqërohen me ngrohtësi dhe rehati. Ato janë të besueshme dhe vlerësojnë marrëdhëniet afatgjata.

E zezë

Njerëzit me flokë të zinj janë të qetë, introvertë dhe pak egoistë. Ata janë krijesa misterioze që e duan poezinë. Ata janë të ndjeshëm, të fshehtë dhe të zhytur në mendime. Ata janë dëgjues të mirë, gjë që i bën ata terapistë dhe këshilltarë të mirë.

E kuqe

Flokët e kuq rrallë vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Ata e shfrytëzojnë momentin dhe gjithmonë ndjekin ëndrrat e tyre. Pavarësisht se janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes, situatat e rrezikshme nuk i trembin ata. Njerëzit me flokë të kuq janë aventureske, energjikë dhe romantikë. Marrëdhëniet e stuhishme u japin “erëza” jetës së tyre.

Bjonde

Njerëzit me flokë bjond janë të qetë, të relaksuar, me këmbë në tokë dhe nuk shqetësohen shumë për atë që po ndodh përreth tyre. Njerëzit bjondë konsiderohen si të ndritshëm dhe inteligjentë. Akoma, bjondet e kanë të vështirë të mbajnë stabilitetin e duhur për sa i përket marrëdhënieve.

Vjollcë

Njerëzit që preferojnë këtë ngjyrë mbretërore janë në harmoni të plotë me mendjen dhe emocionet e tyre. Ata janë krijues, artistikë dhe të ekuilibruar. Njerëzit me flokë të purpurt mendojnë jashtë kutisë dhe ata nuk kanë frikë të shprehen. Ka shumë të ngjarë që ata të kenë tatuazhe. Nëse keni flokë të purpurt, njerëzit ju vërejnë dhe vlerësojnë shpërthimin tuaj krijues!

Blu

Nëse keni flokë blu, ka të ngjarë të jeni qetësues, të besueshëm dhe paqedashës. Njerëzit me flokë blu janë mendimtarë racionalë dhe ata gjithmonë mendojnë para se të veprojnë. Njerëzit i respektojnë ata për zemrën e tyre prej ari, besnikërinë dhe mirëdashjen e tyre.

E bardhë

Njerëzit me flokë të bardhë mendohet të jenë të ftohtë dhe jo emocionalë, por modeli i tyre i flokëve është thjesht një maskë. Ata që preferojnë këtë ngjyrë janë të jashtëzakonshëm dhe të sigurt. Edhe pse e kanë të vështirë të gjejnë shpirtin binjak, ata bëhen të butë kur takojnë dikë që i pëlqen.

Portokalli

Njerëzit me flokë portokalli janë energjikë, entuziastë dhe pak fëminorë. Ata frymëzojnë të tjerët dhe promovojnë dashuri dhe pozitivitet. Papjekuria e tyre ndonjëherë mund të jetë problem, por zgjuarsia dhe pozitiviteti i tyre gjithmonë i ndihmon ata të durojnë.