Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Kur ndjenjat “shkruhen” në letër…/Hygi flet më shumë për këngën e saj të re të titulluar “Fell”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Hygi, artistja më e re në tregun muzikor e cila është edhe pjesë e “The Top List”. Si fillim, kënga “Fell” e publikuar vetëm pak ditë më parë nga kush është shkruar?

Teksti është shkruar nga artisti nga Kosova i quajtur Buci. Ideja e këngës ishte pak e imja sepse të dyja këngët që kam publikuar kohët e fundit janë personale, bazuar në histori të vërteta të miat. Kur vendos historitë e tua e përjeton më mirë këngën. Kënga “Love and Money” dhe vazhdimi me “Fell” flasin për historinë e një vajze që ka pasur një lidhje të bukur por partneri i saj pëlqente jetën e shthurur. Kënga e parë tregon që djali donte gjërat që vajza nuk i preferonte dhe qetësia e saj zgjati vetëm tre vite. Pas 3 vitesh mbeten vetëm kujtimet e bukura. Jam shumë e qetë tani por historitë që kanë kaluar më frymëzojnë për tekste të bukura.

Kush e zbuloi talentin e Hygit?

Që në fëmijëri krijon një vizion për veten. Unë e kam nisur dëshirën për muzikë që e vogël, i kërkoja motrës performanca. Kisha dëshirë të më thërrisnin dhe të këndoja. Këtë e vuri re edhe mësuesi im i fillores, besonte shumë, më thonte ‘ti do ia dalësh’, nga eset që shkruaja ai kuptoi pasionin tim për muzikën. Çdo ditë para klasës këndoja këngët e Soni Malaj. (qesh) Duhet të isha më e guximshme, të merrja hapa më të mëdha dhe tani do isha diku tjetër por kurrë nuk është vonë. Një shok i imi kur i fola për muzikën më tha ‘ti do lesh shkollën për muzikën’ dhe sapo m’u dha mundësia të këndoja në një lokal të thjesht e kam provuar edhe pse me pak frikë dhe emocion. Ndjehem shumë mirë kur këndoj live.

Ëndrra më e madhe e Hygit?

Të jem këngëtare Alfa, të kem një menaxhim shumë të mirë sepse është shumë e rëndësishme. 

Projektet e reja muzikore të artistes cilat janë?

Jam shumë te reggaeton oriental por edhe të eksperimentoj nuk e kam problem. Më pëlqen muzika në çdo dimension të saj. 

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Fell”, mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë në “The Top List”.

Ndërkaq, mos harroni ta ndiqni edhe në Melody TV, kanali 112 në Digitalb.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melody TV Albania (@melodytvalbania)