Së fundmi, një studim nga shkolla mjekësore austriake, ‘MediUni Vienna’, thotë se vitamina A mund funksionojë për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë. Studimi demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit. Shkencëtarët e studimit vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.
Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë speci i kuq, spinaqi, mëlçia e viçit, patatet e ëmbla, akullorja, kungulli, karota. Vitamina A është shumë efektive për shëndetin e lëkurës, duke i dhënë asaj më shumë shkëlqim. Ajo është gjithashtu thelbësore për shikimin tonë sepse, së bashku me pararendësit e saj, karotenoidet, është pjesë e përbërëse në rodopsin, substancë e pranishme në retinë, që i jep syrit ndjeshmëri ndaj dritës.
Ka nisur zyrtarisht sezoni i gripit. Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.
Në momentin që nisim dietën për të humbur disa kilogramë ne automatikisht shmangim disa ushqime të caktuara si përshembull veza. Hulumtimet e fundit tregojnë se një vezë në ditë është e sigurt dhe ushqyese dhe konsumimi i saj çdo ditë mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo është për shkak të përmbajtjes së shtuar të proteinave në vezë, e cila shkakton një ndjenjë të fortë të ngopjes. Në fakt, një mëngjes me bazë vezësh e vonon urinë më shumë sesa një mëngjes me bazë mielli.