Gossip Showbiz

Kur miqësia kthehet në dashuri! Kourtney Kardashian zyrtarizon lidhjen e re!

Ylli i serialit të famshëm “KUWTK”, Kourtney Kardashian së fundmi ka bërë publike lidhjen e saj të re. 41-vjeçarja dhe muzikanti Travis Barker më në fund e kanë pranuar romancën e tyre. Kourtney dhe Travis publikuan në Instagram një foto të kapur nga duart. Një gjest shumë romantik apo jo?

Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm. Marrëdhënia e dyshes së njohur nisi si një miqësi dhe sot është një marrëdhënie e konsoliduar.

Rikujtojmë, se dikur Barker ishte i fiksuar pas Kim-it, madje në një intervistë në vitin 2015 pranoi se kishte rënë në dashuri më të. Por siç thuhet zakonisht e shkuar e harruar, pasi muzikanti i njohur ka gjetur dashurinë e tij tek Kourtney dhe të dy shfaqen në publik shumë të lumtur krah njëri tjetrit.

Image result for kourtney kardashian travis barker