Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej hyrjes së Fatjonit në BBV është vënë re flirti mes tij dhe Heidit, e cila është komentuar shumë prej banorëve, të cilët mendojnë se shumë shpejt do të krijojnë një çift. Së fundmi Romeo ka qenë ai që i ka folur Heidit ‘pa dorashka’ duke i shprehur se pëlqimi i saj për Fatjonin është i dukshëm.
Romeo: Unë kam parë kur mërzitet ai ti mërzitesh ti
Heidi: Jo nuk është ashtu
Romeo: Unë nuk dua të të shikoj të mërzitur, je shumë e bukur kur qesh, mos lejoj njeri të të merzisi
View this post on Instagram
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.