Ekziston një aplikacion që quhet RunPee dhe ju tregon se kur mund të urinoni gjatë një filmi. Pasi keni konsumuar kokoshka dhe lëngun tuaj të preferuar ndieni nevojën për të shkuar në tualet. Ekziston një aplikacion që synon t’ju ndihmojë të kapërceni këtë telash. Me aplikacionin RunPee, nuk do ta kaloni më kurrë pjesën më të mirë të një filmi në tualet.
Aplikacioni do ta bëjë përvojën tuaj të shikimit shumë më të mirë duke ju njoftuar për momentin më të mirë që jo vetëm mundeni, por duhet që të shkoni në tualet. Aplikacioni ju jep informacion në lidhje me kohën ideale për të bërë një pushim urinimi. Por kjo nuk është e gjitha. Aplikacioni vjen gjithashtu me një kohëmatës. Ju e filloni atë kur të fillojë filmi dhe më pas ai do të dridhet për t’ju njoftuar. Aplikacioni RunPee është aktualisht i disponueshëm në Apple App Store dhe Google Play Store.