Pak ditë më parë u bë shumë viral lajmi se policia e Tiranës kishte gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku. Shkak ishte tejkalimi i shpejtësisë tej normave të lejuara. Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në “TikTok”, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.
Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.
Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.
Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene. E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.
Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret. Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë. Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit. Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë…