Paketimi për një udhëtim të gjatë nuk është kurrë i thjeshtë, sidomos kur je një anëtar i familjes mbretërore dhe të nevojiten sa veshjet e thjeshta dhe komode, aq edhe ato serioze dhe të domosdoshme për angazhime mbretërore. Ndaj imagjinoni sa veshje duhen për Dukeshën e Kembrixhit kur ajo shkon në turet mbretërore.
Zakonisht turret janë plot me evente, nga takimet me zyrtarë në të gjithë botën, deri te marrja pjesë në aktivitete të ndryshme sportive dhe jo vetëm. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë duke harruar shkëlqimin e fustaneve dhe kurorave mbretërore, të cilat Kate i nevojiten në disa nga angazhimet mbretërore.
Me sa duket, Dukesha kujdeset vetë personalisht që veshjet e saj në këto udhëtime mbretërore të kenë komoditetin e nevojshëm. Teksa përshkruan se si mund të udhëtosh si një anëtar i familjes mbretërore, autorja mbretërore Emily Andrws tha në një dokumentar se ajo ka qenë në një aeroplan ku fustanet e Kate Middleton kishin ndenjëset e tyre që të mbeteshin të rregullta dhe të hekurosura. Kujtojmë se gjatë turit të tanishëm në Karaibe, ku Kate është së bashku me bashkëshortin e saj Princin William, Dukesha ka patur një sërë veshjesh mbresëlënëse.
Kur ajo mbërriti në Belize të shtunën, ajo kishte një fustan në ngjyrë blu nga Jenny Packham, i cili mendohet se lidhej me ngjyrën e flamurit të vendit. Ndërkohë, gjatë një udhëtimi të dielën Kate kishte një fustan blu nga dizanjuesi Tory Burch të cilin e shoqëronte me vathë Sezane Paris dhe sandale nga Stuart Weitzman. Epo mesa duket, kur je Dukeshë shkëlqen me çdo veshje, teksa edhe detaji më i vogël, merr vëmendjen e nevojshme.