Gjatë festave të fundvitit mund të çuditeni kur t’ju vijë ndonjë mesazh nga ish-i. Ndoshta shpirti i festave i bën njerëzit të ndihen më të dashur, më nostalgjikë dhe të shprehin ndjenjat. Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe. Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat.
Nga ana tjetër ky mesazh na detyron që t’u përgjigjemi. Të injorosh mesazhin e ish-it është gjëja më e thjeshtë, por gjatë festave situata ndryshon. “Washington Post” i quan të gjitha përzierjet e këtyre ndjenjave si një shenjë e sezonit të marrëdhënieve nostalgjike, të frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram. Seksologët thonë se:
Festat na vendosin në këtë ekstazë fantazie, ku mendojmë se çdo gjë është kaq e lumtur. Nëse nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë për momentin, i kalojmë këto ndjesi.
Rikujtojmë, se sipas një studimi, seksi lihet mënjanë gjatë festave të fundvitit. Çdokush e ka mendjen të vrapojë për të dekoruar shtëpinë, për të zbukuruar pemën dhe për të blerë dhurata për njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Në veçanti, studiuesit amerikanë analizuan të dhënat e gjysmë milioni gra në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë dhe Brazil, të marra nga aplikacioni i gjurmimit të shëndetit Clue. Në përgjithësi, ata gjetën një qetësi në aktivitetin seksual në tre ditët para ditës së Krishtlindjes.