Celebrities

Kur George Clooney thotë “JO”, refuzon 35 milion dollarë për…

Ylli i Hollivudit, George Clooney po ngjall habi për një veprim që jo kushdo do ta bënte. Atij iu ofruan 35 milion dollarë dhe kjo shumë, për një ditë të vetme pune, por i refuzoi.

Oferta ishte që të përfshihej në reklamën për një kompani fluturimesh, por pasi e diskutoi me bashkëshorten, avokaten e njohur të të drejtave të njeriut, Amal, vendosi të thonte “JO”.

Më ofruan 35 milion dollarë për një ditë punë për reklamën e një kompanie ajrore, por fola me Amal-in për këtë dhe vendosëm se nuk ia vlente.

Dhe aktori, regjisori, skenaristi e producenti i njohur, i cili nuk lë rast për të dëshmuar se është një bashkëshort shumë krenar, patjetër që do të ketë patur një arsye të fortë:

Reklama ishte e lidhur me një vend, që megjithëse aleat i Shteteve të Bashkuara, herë pas here është i dyshimtë.

Clooney, i cili më 6 maj festoi ditëlindjen e tij të 60-të është martuar me avokaten Amal në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, binjakët Ella e Alexander, të lindur në qershor 2017.

Amal ka lindur në Liban, studioi në Universitetin e Oksfordit dhe është njohëse e mirë e ligjit ndërkombëtar ndërsa profesionin e ushtron si në Amerikë, ashtu edhe në Britaninë e Madhe.