Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
E ftuar në epsiodin e pestë të emisionit, së bashku me Ilvi Begolli, ka qenë mjeke psikiatre Artiola Hoxha, e cila na dha disa detaje interesante rreth profesionit të saj. Kur është mosha e duhur që ne mund t’i drejtohemi një psikiatri? Ja se si përgjigjet ajo:
Atëherë përsa i përket problematikave, vijnë që sapo lind fëmija dhe nëse vihen re problematika në neuro-zhvillim, prindi është ai që duhet t’i drejtohet si fillim neurologut, sepse kanë goxha emergjencë nga idea që duhet t’i drejtohen psikiatrit. Pastaj shkohet tek psikiatri. Zakonisht momenti kur hasen është mbas moshës 2 vjeç e gjysëm kur fëmija nuk flet dhe shkohet tek psikiatri, pavarësisht se është një moshë e herët për të bërë një diagnostifikim të mirëfilltë nëse kemi të bëjmë me çrregullim të spektrit të autizmit, por fillohet që nga kjo moshë për problematika të caktuara. Dhe pastaj është psikiatri ai që e ndan në qoftë se ka nevojë për logopedi, në qoftë se ka çrregullime të caktuara, sepse mund të ketë çrregullime të të ushqyerit, të të folurit, trauma të caktuara. Sidomos fëmijët e pandemisë dhe ka pasur problematika të mëdha tek fëmijët, sepse izolimi nuk ndikon vetëm tek prindrit, por ndikoi tek prindërit duke mos pasur gëzim apo mosdhënie tek fëmijët.
Sipas saj, qëndrimi i mbyllur bëri një mungesë socialzimi, duke qenë se njeriu duhet të jetë një qenie sociale dhe kemi nevojë të dalim e të komunikojmë me të tjerët. Duke qenë se kjo gjë mungoi gjatë kësaj periudhe dhe fëmijët zakonisht i mësojnë disa gjëra që në moshë të hershme, fëmijët e pandemisë patën vështirësi në të folur. Nëse ndodh e kundërta dhe këto kohë fëmijët janë hiperaktiv, kjo cilësohet si sindromë ADHD. Si shpjeohet kjo ditët e sotme?
Në vitet 1980 ka filluar të cilësohet si një patologji ADD, pra një mungesë në vëmendje. Nuk e konsideronin pjesën e sjelljes. Më vonë, mbi vitin 2000 është diagnostifikuar se kanë edhe pjesën e hiperaktivitetit, por kjo vëmendje e këtyre fëmijëve nuk është se nuk duan mos ta kenë, nuk është se janë çamarrokë, por truri i tyre është në një sistem sepse ne kemi mbi 8 miliardë neurone, të cilat në trurin e tyre funksionojnë në atë formë që si shumë ekranë që vendosen dhe ti dëgjon audion e të gjitha këtyre ekraneve të shkëputura. Ky sinjal që të vjen, të vjen pak nga secila.