Celebrities Gossip Music Showbiz

Kur dy zemra të lënduara bëhen bashkë…/Shakira dhe Karol G thyejnë rekorde shikueshmërie me këngën e re dedikuar ish-ave të tyre!

Pas suksesit të këngës “TQG”, Shakira dhe Karol G, janë bërë artistet më të dëgjuara në botë. Teksti i këngës, për të cilin shumë pretendojnë se ishin mesazhe për ish-partnerët e tyre Gerard Pique dhe Anuel AA, u dëgjua 40 milionë herë vetëm në ditën e parë të publikimit.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Karol bëri një postim në Instagram për t’i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Si filloi gjithçka… si po shkon…Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë moment. TQG, numri një në botë! FALEMINDERIT të gjithëve për dashurinë e pafund!!!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KAROL G (@karolg)

Ky postim në Instagram për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 3.5 milionë pëlqimeve. Sa i përket platformës YouTube, kjo këngë ka kaluar shifrën e 150 milionë klikimeve për pak ditë. Rikujtojmë, se në muajin janar, ylli i muzikës pop Shakira i habiti të gjithë kur publikoi këngën e re me Bizarrap.

Këngëtarja e famshme synonte të thumbonte ish-partnerin e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia. Kjo këngë shpejt u bë hit dhe Shakira nuk hezitoi të bënte të njëjtën gjë me projektin e saj të ri, ‘TQG’, së bashku me Karol G.

Megjithatë, duket se disa fansa e kanë kritikuar këngëtaren për një tjetër dedikim ndaj Gerard Pique. “Pse po më kërkon nëse e di që nuk i përsëris gabimet, thuaj femrës tënde të re që nuk konkurroj për meshkuj”, është pjesë e refrenit të kënduar nga Shakira dhe Karol G. Duke nisur nga kjo fansat e Shakiras kanë filluar të ndiejnë keqardhje për të. Dikush komentonte: “Ka kaq shumë inat në ty. Ji e lumtur. Kjo po bëhet dëshpëruese. Mjaft më. Është koha për diçka origjinale, jo vetëm këngë si kjo”.