Larja e dhëmbëve është një pjesë e rëndësishme e higjenës orale dhe një zakon i fituar që në fëmijëri. Megjithatë, mund të keni bërë disa gabime në rutinën tuaj të pastrimit të dhëmbëve. Sipas higjenistes dentare Elena Salvioli, larja e dhëmbëve duhet të bëhet para mëngjesit për të larguar mikrobet nga goja dhe menjëherë pas ngrënies, për të hequr mbetjet e ushqimit.
Bakteret janë gjithmonë të pranishme në gojë, me rreth 300.000 që hynë aty çdo herë që flasim ose marrim frymë. Ndërsa trupi ka mekanizma për t’i shkatërruar ato, larja e dhëmbëve ndihmon në mbajtjen e higjienës optimale. Nëse bajamet janë hequr, mund të jetë më e vështirë për trupin të luftojë bakteret, duke shkaktuar dhimbje të fytit më të shpeshta.
Sa shpesh duhet të lahen dhëmbët? Idealja është t’i pastroni ato tri herë në ditë, pas çdo vakti kryesor. Megjithatë, larja më shumë se tre herë mund të shkaktojë irritim të mishrave të dhëmbëve.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është të prisni rreth 20 deri 30 minuta pas ngrënies para se të lani dhëmbët. Kjo është për të lejuar që pështyma të neutralizojë acidet dhe të mbrojë dhëmbët nga dëmtimet.