Pas më shumë se 8 muajsh transmetimi më në fund po i vjen fundi sezonit të dytë të “Për’puthen”. Pasi të gjithë u bënë së famshëm, argëtuan një publik të tërë, hapën biznese dhe iu futën industrisë së muzikës, erdhi koha që këtij rrugëtimi të çuditshëm t’i vijë fundi.
Vetë autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti konfirmoi se ky reality-show plot intriga do të përfundojë në fund të qershorit. Protagonistët e tij, siç konfirmoi ajo dhe më herët, nuk do të jenë të pranishëm në sezonin e ardhshëm të tij.
Duke komunikuar më fansat në rrjetet sociale, ajo zbuloi se gjatë kësaj jave do të vendoset se çfarë do të ndodhë me konkurrentët e mbetur. Sakaq, do të ketë gjithashtu dhe një ribashkim të pjesës më të madhe të konkurrentëve të këtij edicioni, që kanë qenë për javë e muaj në qendër të vëmendjes.
Jo, nuk është java e fundit! Për’puthen përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program. Do ketë një ribashkim, përballlje të situatave të dikurshme, personazhve më të dashur, pengjet, pajtimet etj.