Celebrities Gossip Showbiz

“Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve”, reagon për herë të parë nëna e Chris Rock pas incidentit në “Oscars”!

Nëna e Chris Rock ka thyer heshtjen dhe ka folur pas incidentit që përfshiu djalin e saj dhe Will Smith në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve “Academy Awards”. Nëna e aktorit, Rose Rock foli në një intervistë me stacionin lokal të lajmeve të Karolinës së Jugut “WIS-TV” dhe diskutoi momentin kur Smith doli në skenë në “Oscars” dhe goditi Chris, në përgjigje të një shakaje të bërë nga komediani për Jada Pinkett Smith.

Rose tregoi se ajo fillimisht mendoi se incidenti ishte inskenuar ndërsa e shikonte atë gjatë transmetimit nga shtëpia e saj, por kuptoi se ishte e vërtetë kur Smith filloi të bërtiste. Ajo tha:

Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve. Ai me të vërtetë më goditi mua. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua. Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij. Askush nuk ishte në gjendje të ishte i vëmendshëm në këtë moment, sepse të gjithë ishin ulur aty duke menduar se çfarë ndodhi. 

Në daljen e tij të parë publike disa ditë pas “Oscars”, Chris trajtoi situatën në një shfaqje humori , duke thënë:

Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi.

Ai u tha fansave në audiencë se ndoshta do të fliste për atë që ndodhi në një moment dhe në një mjedis më serioz. Smith që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila organizon çmimet “Oscars”. Akademia gjithashtu e ndaloi aktorin të marrë pjesë në eventet e saj për dhjetë vitet e ardhshme ndërsa Presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Dawn Hudson i kërkuan falje Rock në një deklaratë.

Ne duam t’i shprehim mirënjohjen tonë të thellë Chris Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në mënyrë të jashtëzakonshme. Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam në mënyrë adekuate situatën në sallë. Për këtë, na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të japim shembull për të ftuarit tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën dhe ne dështuam.