Sport

Kupa e Shqipërisë/ Ja përballjet e turit të dytë, spikat Flamurtari-Besa

Ndeshjet e sotme në turin e parë të Kupës së Shqipërisë përcaktuan emrat e ekipeve të cilat do të shkojnë në fazën tjetër të turneut, me një kalendar të paracaktuar nga FSHF për përballjet mes tyre.

Sipas kalendarit të caktuar që në fillimin e këtij sezoni, përballjet do të jenë shumë interesante në këtë tur, pasi ka përplasje mes ekipeve të Kategorisë së Parë. Janë 5 ndeshje të tilla, ku padyshim më interesantja është ajo mes Flamurtarit dhe Besës, dy ekipeve të cilat janë rivale direkte në Kategorinë e Parë për ngjitjen në elitë.

Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më datë 20 nëntor dhe ashtu si të turit të parë, do të jenë me një takim me eliminim direkt.

TURI I DYTË

ERZENI – VALBONA

ELBASANI – ILIRIA

FLAMURTARI – BESA

APOLONIA – BURRELI

KUKËSI – POGRADECI

BYLIS – LUZI 2008

VORA – ORIKU

KORABI – KASTRIOTI