Real Madrid përgënjeshtron deklaratat e bëra nga trajneri Carlo Ancelotti, me teknikun italian që theksoi se “Los Blancos” nuk do të jetë pjesë e formatit të ri të Kupës së Botës për Klube për shkak të të ardhurave të ulëta që përfitohen nga ky kompeticion.
Megjithatë, disa orë më vonë klubi madrilen hodhi poshtë këto fjalë përmes një reagimi në faqen zyrtare të “Los Blancos” ku shprehet se do të jenë pjesë e Botërorit të Klubeve. Në një deklaratë, Real Madrid bën me dije se:
Real Madrid komunikon se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024-2025. Prandaj klubi ynë do të marrë pjesë, siç pritej, në këtë kompeticion zyrtar, të cilin e përballojmë me krenari dhe me entuziazëm maksimal për t’i bërë miliona fansat tanë në mbarë botën të ëndërrojnë përsëri me një tjetër trofe.
Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i Ancelotti-t, i cili theksoi përmes rrjeteve sociale:
Fjalët e mia për Kupën e Botës për klube në intervistë nuk u interpretuan ashtu siç doja. Në interesin tim normalisht nuk mund të ishte të refuzoja mundësinë për të luajtur në një turne i cili mendoj se mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj.