Aktualitet

Kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë!

Jorgo Goro vendosi të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjykata e Posaçme, më 26 qershor la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ai kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga gjykata.

Goro u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.

Bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqeve prone, ku sipas prokurorisë, Goro me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka lejuar në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.