Bota Sport

“Kujtimi i tij do të na japë forcën…”/Rrëshqiti në dush ditën e ditëlindjes, ndërron jetë portieri 20-vjeçar i Barcelona S.C!

Portieri i ri i Barcelonës Guayaquil, Justin Cornejo, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme. 20-vjeçari nga Ekuadori ishte në gjendje kritike prej disa ditësh, pasi kishte rrëshqitur në dush dhe kishte goditur kokën. Portieri, i treti në hierarkinë e skuadrës, ishte shtruar në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dhe e gjithë kjo në ditëlindjen e tij. Skuadra ekuadoriane, e cila është në tronditje pas humbjes së tij, i ka kërkuar CONMEBOL-it që të shtyjë ndeshjen që duhet të luajë kundër Bragadinos në orët e para të së enjtes për Copa Sudamericana, por deri më tani kjo kërkesë nuk është pranuar. Ndeshja do të luhet normalisht, pavarësisht gjendjes së keqe emocionale të lojtarëve të Barcelonës.

Postimi i ekipit të Ekuadorit për humbjen e lojtarit:

“Nuk ka fjalë apo fraza që mund të lehtësojnë dhimbjen që po ndjejmë tani. Kujtimi i tij do të na japë forcën e nevojshme për ta kapërcyer këtë tronditje. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe. Ne Të duam ty”.