Të ftuar mbrëmjen e djeshme në Big Brother Radio ishin kryetari i Partisë Konservatore në Shqipëri, Kujtim Gjuzi dhe ish banori i BBV 3,Elvis Myrta për të folur rreth situatave dhe ngjarjeve të fundit në shtëpinë më të famshme në vend. Kujtim Gjuzi e nisi intervistën duke kritikuar qëndrimin e Gazit në Big Brother Vip:
Kur kalon njëfarë moshe, s´mund të jesh pjesë e Big Brotherit kur kalon të pesëdhjetat. Femra e ka siluetën e vetë që janë flokët dhe ato mund të lyhen. Tani burrat, 60 vjeç domethënë?! Ai është parukier për të lyer dynjanë dhe jo veten.
Mesa duket deklaratat e Gjuzit nuk i kanë shpëtuar Gazit i cili ishte duke e dëgjuar nga makina e tij në Top Albania Radio dhe Gazi telefonoi menjëherë duke u bërë pjesë e emisionit në një lidhje telefonike:
E përshëndes Gjuzin se është tirons i vjetër, ato goditje thuhen nga lojtarët e fortë.
E rujte shërbetin e bakllavasë megjithë se të dhashë goditje. Po çfarë tu desh ty aty se të do lala fort. – ia ktheu Gjuzi
Po pse mor Kujtim, ça problemi ka, unë u kënaqa aty. Përshëndes dhe Lisin që është aty dhe dua ti them që e shikon se prapë më doli fjala mua. Parmbrëmë i thashë Lisit që Egla është acaruar shumë. Unë mendoj që Egla ka shpëtuar që doli.