Celebrities Gossip Showbiz

Kujt nuk i thotë dot jo Donaldi?

Përveç se një producent shumë i suksesshëm, këngëtar shumë i pëlqyer, ai është i njohur dhe për miqësinë e ngushtë që ka me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin. Elgiti para disa javësh krijoi hitin “Piloti” së bashku me Romeon, dedikuar Monika Lubonjës, që e kishte kërkuar aq shumë kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Edhe Donaldi vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…” Mesa duket, projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm.

Megjithatë ata kanë vendosur që të mos e lënë me kaq. Postimi i fundit i Elgit Dodës në InstaStory padyshim që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e fansave. Elgiti ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri. Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.

E pak orë më parë, Donaldi ka shpërndarë një foto ku teksa duken të tre së bashku në një koncert duket se aktori na ka zbuluar pak nga teksti i këngës së re që mesa duket siç jemi mësuar me ta do të jetë për dashurinë.

Si mos me t’thon un ty po?

Kujt nuk i thotë dot jo Donaldi?