Një lajm shumë i bukur u bë me dije nga vetë nga Arbana Osmani mbrëmjen e sotme gajtë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Epo kujt i kishte shkuar në mendje se “BBV” këtë vit është prezantuar nga dy yje? Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.
Ajo nuk tregoi sa muajshe është dhe tha se gjininë e bebit do e bëjë të ditur njëherë tjetër. Arbana është mama e Jonit dhe Diellit. Bebi që do të vijë në jetë do të ketë vetëm dy vite diferencë me vëllain e vogël. Mezi presim të mesojmë gjininë dhe nëse tradita e emrave shqiptarë do të vazhdojë.
Në fakt, kujtojmë se edhe para pak kohësh në një udhëtim me Jonin në Turqi, moderatorja postoi një Instastory në rrjetin e saj social me mbishkrimin “Po bëhemi gati për motrën”. Siç duket që asokohe ajo ka qenë në dijeni të lajmit të ëmbël.
Në lidhje me detaje të tjera na mbetet vetëm që të presim!