Celebrities Gossip Showbiz

“Kujt i thua pise o plakë e ndyrë?”, debat i ashpër mes Françeskës dhe Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme ka pasur mjaft debate mes banorëve e më shumë prej tyre Egla. Teksa ka debatuar me Françeskën në dhomën e gjumit, të dyja kanë agravuar në fjalë ofenduese me njëra-tjetrën. Shkak siç duket janë bërë peshqirët e trupit dhe që Françeska i ka larë me 30 gradë.

Françeska: Çfarë nuk shkon me ty? Kujt i thua pise? Kujt i thua pise ti mi? A je në terezi se çfarë po thua?

Egla: Je një zhulse! Peshqirët e trupit me 30 gradë? Më hap rrugën zhulse.

Françeska: U bëre ti të më thuash zhulse? Plak e ndyrë.

Egla: Ik mi pise, zhulse, mos i prek peshqirët!

Debati i sotëm mesa Rozës dhe Eglës i nisur në oborr ka vazhduar edhe në ambentet e tualetit. Teksa Roza ndodhej në dush, Egla shkon dhe e ngacmon me fjalë dhe më pas i hap derën e dushit. Gjë e cila e ka nevrikosur Rozës dhe i ka hedhur ujë me tendencë duke i kërkuar të largohet, por Egla ka vazhduar duke përdorur fjalë me nënkuptime.