Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj.
Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja teksa ka pozuar provokuese në një ‘selfie’ ku duket se është ‘topless’ dhe vetëm e mbuluar me diçka në pjesën e përparme, krahas ka shkruar: ‘Mos më prek’. Këtë mbishkrim, artistja e ka shoqëruar me emoji-n e çelësit sol duke treguar se kjo është një pjesë nga teksti i surprizës së saj më të re.
Deri para disa ditësh Trixa nuk kishte reaguar në lidhje me ‘ribashkimin’ e Borës dhe Donaldit dhe gjithë çfarë po përflitej në media. Megjithatë, teksa ka qenë e pranishmë në “Netët e klipit shqiptar” ka folur për herë të parë rreth jetës së saj dhe gjithçka tjetër.