E ftuar në “Live from Tirana” ka qenë farmacistja Brunilda Hoxha për të folur rreth kujdesit që ne duhet të kemi për veten në plazh. Të gjithë i presim pushimet me dëshirë të madhe dhe shpesh harrojmë se dielli mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën dhe flokët.
Nga çfarë duhet të kemi kujdes në plazh?
Dielli dëmton lëkurën dhe flokët në ekspozim të gjatë. Duhet të përdorim locione ose vaj të pasur me SPF, e cila mbron flokët. Duhet të lahemi pasi dalim nga deti dhe të shpëlajmë flokët me ujë të ëmbël. Nëse nuk kemi, të paktën të përdorim një spray për flokët me SPF. E bëjmë këtë sepse kripa nuk lejon që shampot të depërtojnë, kështu që gjatë ditës duhet të lahemi shpesh me qëllim që të heqim kripën. Normalisht, çfarë duhet të bëjmë varet nga çfarë nevojash specifike kemi. Për shembull, ata që kanë tatuazhe duhet t’i mbrojnë nga dielli, një krem dielli +50 ose +30 është mjaftueshëm. Nëse shohim njolla ose çarje në buzë, duhet të përdorim buzëkuq me SPF për t’i lënë të shërohen.
Nëse nuk shpëlahesh, çfarë ndodh?
Një nga problemet më të mëdha ka të bëjë me hidratimin e lëkurës. Dielli, uji me kripë dhe klori i pishinave jo vetëm që bllokon shampot por dhe dehidraton lëkurën. Skalpi i kokës është një element shumë i rëndësishëm këtu. Ata që kanë probleme me yndyrën, duhet të përdorin shampo me squfur që flokët të pastrohen. Për ata me probleme të tjera si zbokthi, këto maska për flokun i vendosim dhe në skalp, ku do të kenë të njëjtin efekt pozitiv. Sugjerohet kokosi me vaj ulliri. Kombinimi i vajit të bajameve, mjaltit dhe vajit të ullirit është gjithashtu i kënaqshëm.
Si mund të përgatisim disa maska në kushte shtëpie për veten tonë?
Për flokët, fokusohuni në proteina dhe yndyrna të shëndetshme, të dyja ndihmojnë që floku të rigjenerohet shëndetshëm. Një maskë përgatitet me dy lugë kokos, dy lugë vaj ulliri, trazohen dhe i hedhim në flokë. Maska për buzët bëhet me vaj ulliri dhe sheqer, është shumë e thjeshtë. Të gjitha këto maska kanë vaj, i cili është komponenti kryesor për to dhe shumë i nevojshëm, pasi ndihmon që uji të qëndrojë në lëkurë. Këto maska mbahen 15 deri në 30 minuta. Ajo e buzëve mund të bëhet çdo ditë, kurse e flokëve të paktën një herë në javë. E mbajmë pak dhe e shpëlajmë. Kjo heq qelizat e vdekura nga produktet kozmetike të cilat i thajnë. Mund ta bësh çdo natë.
Cilat janë ilaçet kryesore që duhet të marrim me vete në pushime?
Pyetja më e rëndësishme është “ku do të ikim” dhe të marrim në konsideratë pikat e dobëta të vetes. Në përgjithësi, spray kundra pickimeve janë shumë të rëndësishëm dhe të lehtë për t’u përdorur, thjesht lyej pjesët e ekspozuara të trupit tënd me spray. Ato kanë citronela, që na maskon nga perceptorët e insekteve si mushkonjat. Nëse pickoheni, duhet të keni marrë një krem ose xhel. Këto kanë vlerë jo vetëm për kafshët, por dhe disa bimë. Normalisht, duhet të kemi krem dielli. Nëse kemi ndonjë sëmundje ne do të marrim medikamentet e përshtatshme, por në përgjithësi nuk lëndon që të marrim një ilaç për atë që quhet ‘traveler’s diarrhea’, në mënyrë që të qetësohemi gjatë rrugës. Medikamente të tjera për temperaturën e lartë ose alergjitë janë gjithashtu të këshillueshme.