Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Kujdes! Prirja e ujit nga shishet plastike ndikon në këtë problem serioz shëndetësor…

Plastika është kudo rreth nesh, nga qeset e ushqimeve te shishet e ujit që përdorim për të qëndruar të hidratuar. Por, sipas një studimi të kryer nga departamenti i mjekësisë në universitetin “Danube Private” në Austri, pirja e ujit nga shishet plastike mund të kontribuojë në një problem të rëndësishëm shëndetësor, rritjen e tensionit të gjakut.

Mikroplastikat nga këto shishe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në rritje të niveleve të tensionit. Studiuesit vunë re se mikroplastikat nuk janë ekskluzive vetëm për shishet plastike; ato janë zbuluar edhe në shishet e qelqit, por në sasi më të vogël. Gjatë studimit, pjesëmarrësit që kaluan nga pirja e ujit nga shishet plastike dhe qelqi në ujin e rubinetit, treguan një ulje të tensionit të gjakut.

Ky zbulim sjell në mend rreziqet serioze që këto mikroplastika mund të sjellin për shëndetin tonë, veçanërisht duke qenë se tensioni i lartë i gjakut është një kontribues kryesor në sëmundjet e zemrës. Për të mbrojtur shëndetin tuaj, këshillohet të përdorni shishe të ripërdorshme prej qelqi. Ky material është më i sigurtë dhe nuk çliron kimikate të dëmshme në ujë.