Bota

“Kujdes nga Inteligjenca Artificiale, po largon…”/Papa Françesku i bën thirrje njerëzve!

Së fundmi gjatë një vizite në Singapor Papa Françesku ka paralajmëruar në fjalimin e tij për ndikimet negative të inteligjencës artificiale (AI) në strukturën e shoqërisë. Gjatë një pritjeje që kreut të Kishës Katolike iu bë në shtetin që sigurisht ka edhe një nivel të lartë të teknologjisë ai paralajmëroi se Inteligjenca Artificiale nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë atë që është e rëndësishme marrëdhëniet njerëzore.

”Zhvillimet e teknologjisë rrezikojnë të izolojnë individët dhe t’i vendosin ata në një realitet të rremë”, tha ai.

”Në vend të kësaj, IA duhet të përdoret për t’i afruar njerëzit dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin brenda shoqërisë”, shtoi papa.

Papa Françesku i ka bërë thirrje gjithashtu Grupit të Shtatë (G7) demokracive kryesore industriale në samitin e këtij viti të G7-s të mbajtur në qershor në Itali, që të sigurojë që IA të mos lihet jashtë kontrollit. Singapori është ndalesa e fundit e udhëtimit më të gjatë jashtë vendit të papës 87-vjeçar deri më tani, që zgjat gjithsej 12 ditë.