Përdoruesit e rrjetit social Facebook po paralajmërohen për një mashtrim të ri të keq, i cili fillon me një email ku pretendohet se llogaria e tyre do të mbyllet së shpejti nëse nuk ndryshojnë fjalëkalimet. Duke marrë parasysh këtë gjë të gjithë përdoruesit që e hapin email-in bien në ‘grackë’. Studiuesit në Abnormal Security kanë zbuluar sulmi i ri ‘phishing’, është krijuar për të vjedhur fjalëkalimet nga përdoruesit e Facebook dhe nga administratorët që drejtojnë faqet e kompanisë në Facebook.
I gjithë mashtrimi fillon në momentin kur ‘viktimës’ i dërgohet një email gjoja nga ekipi i specialistëve të rrjetit social, nga ku i paralajmërojnë se së shpejti llogaria e tyre do të çaktivizohet nëse ata nuk i ndryshojnë fjalëkalimin. Kjo normalisht që nuk është hera e parë që ndodh pasi edhe rrjete të tjera sociale si Facebook shpeshherë janë gjendur përballë këtij fakti.
Për të parandaluar këtë fenomen sigurisht që janë marrë masat e duhura dhe të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni kanë marrë informacionet e duhura nga ekipi i madh real i Facebook.
Vlen të theksohet gjithashtu se negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të shtunën, 23 prill, e cila detyron platformat si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë përmbajtjen e dëmshme, sikurse gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo është shprehur se:
Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset. Çka është joligjore jashtë internetit, do jetë joligjore edhe në botën virtuale në Bashkimin Evropian. Një sinjal i fuqishëm për njerëzit, bizneset dhe shtetet në gjithë botën.