Tech

Kujdes çfarë shkruani pasi Instagram bën komentet publike në “Story”!

META ka shpallur një ndryshim të rëndësishëm në Instagram, duke e bërë komentet në “Stories” publike për herë të parë. Deri tani, komentet në Stories ishin private dhe dërgoheshin vetëm te autori i postimit në formën e mesazheve direkte. Së shpejti, këto komente do të shfaqen publikisht, duke u bërë të lexueshme nga çdo përdorues.

Ky ndryshim ka për qëllim të rrisë ndërveprimin në formatin e Stories dhe do të implementohet gradualisht për të vlerësuar reagimet e përdoruesve. Megjithatë, ky funksionalitet aktualisht nuk është aktiv në Shqipëri. Prandaj, përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm që komentet që dërgojnë në Stories tani do të jenë të dukshme për të gjithë, duke rritur ekspozimin dhe mundësitë për interaktivitet.