Aktorja e njohur Zendaya ka reaguar së fundmi pas lajmeve se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj Tom Holland, pasi shumë nga fansat e saj u mashtruan nga një shaka e fundit në TikTok. Nëpërmjet një postimi në Instastory, pak pasi emri i saj u bë trend në rrjete sociale, bukuroshja shkroi se:
Shikoni tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj jashtë Twitter-it. Thjesht sajohen gjëra pa arsye… çdo javë.
Klipet tashmë virale në TIkTok, të krijuara nga fansat, paraqesin një ultratingull të rremë të modifikuar që duket sikur ishte postuar nga aktorja. Trendi njihet si “Krissed”, në të cilin shikuesit joshen të besojnë në një histori false. Rikujtojmë, se Zendaya dhe Holland fillimisht ndezën thashethemet për lidhje pasi luajtën përkatësisht Peter Parker dhe MJ në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017. Por romanca e dyshes u konfirmua në korrik të vitit 2021.
Sjellim në vëmendje se para disa muajve dyshja e njohur blenë pronën e tyre të re në Richmond, në Londrën Jugperëndimore. Fansat kishin shpresuar prej kohësh që aktorët të bashkoheshin, që kur filluan të shfaqeshin së bashku në ekran në ekskluzivitetin e Marvel-it. Tom dhe Zendaya fillimisht filluan të takoheshin gjatë xhirimit të filmit të parë, megjithëse dyshja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen mes tyre.
Dy vjet pas ‘ndarjes’ të tyre, ata u fotografuan duke u puthur në muajin korrik të vitit 2021. Që atëherë ata kanë rënë në sy të Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët kërkuan bisedime sekrete me çiftin pavarësisht se ata nuk ishin takuar kurrë më parë. Në lidhje me këtë lajm Tom dhe Zendaya ishin mjaft të hutuar, nga ajo që dëgjuan.