Të ftuar në emisionin “Top Story” kanë qenë disa nga figurat më të shquara në industrinë e filmit në Shqipëri. Shqipëria e ka historinë e saj të kinematografisë e shtrirë kryesisht gjatë diktaturës komuniste dhe që vazhdon me më pak intensistet gjatë tranzicionit. Kinostudio “Shqipëria e re” ka prodhuar mijëra filma gjatë diktaturës komuniste. Prej disa vitesh producentë dhe regjisorë janë duke eksploruar në një treg që ka shumë hapësirë por pak mbështetje. Prodhimi i parë i Top Channel Films, “Në kuadër të Dashurisë”, rezultoi një sukses i padiskutueshëm në Shqipëri, me qindra shfaqje në te gjitha kinematë për të vijuar më pas në Kosovës, Maqedoni, Zvicër dhe Itali.
Skenaristi dhe regjisori, Koloreto Cukali, gjatë diskutimit në “Top Story” për epokën e re të filmit shqiptar, tregoi më tepër detaje. Ai madje tregoi detajin për filmin “Skënderbeu” që është bërë nga rusët, ku kuajt që do përdoreshin në xhirime u sollën nga Rusia.
Shpesh kur jam i detyruar që kur shkruaj të mendoj edhe si producent, për të gjetur një zgjidhje. Jo për të lënë një skenar në sirtar, por për ta realizuar me shumë pak lek. Kjo të kufizon në mënyrën e të shkruarit, është më e vështirë. Një film për Skënderbeun është bërë nga rusët në ‘60, sepse kishin fuqi ekonomike të madhe për ta bërë. Edhe kuajt i kanë sjellë nga Rusia në atë kohë.
Cukali u shpreh se mundësitë e Shqipërisë për të bërë një prodhim kinematografik me kosto të lartë është thuajse e pamundur.
Mundësitë e Shqipërisë për të bërë gjëra të mëdha me buxhet të madh, janë shumë të vogla, për të mos thënë zero.