Lamine Yamal dhe familja e tij kanë vendosur të largohen nga lagja problematike e Rokafondas për të nisur një jetë të re, pas sulmit që la babain e futbollistit të plagosur.
Mediat e huaja shkruajnë se ata do të zhvendosen në “Sant Joan Despi”, pranë qendrës sportive të Barcelonës, ku lojtari spanjoll kalon pjesën më të madhe të kohës.
Më 14 gusht, babai i lojtarit, Munir Nasraui u godit me thikë gjatë natës në lagjen Rokafonda, vendi ku jetonte familja e sulmuesit. Ky ishte dhe momenti kur familja vendosi të largohej nga lagjja, të cilën e shihnin si shtëpinë e tyre më herët.
Lamine Yamal, sipas gazetës “Sport”, sapo ka marrë apartamentin në Sant Joan Despi, ka tërhequr dhe familjen e tij.
Në këtë mënyrë, Lamine Yamal dhe familja e tij janë larguar nga lagja Rokafonda pas incidentit që mund t’i kishte kushtuar jetën babait të tij.