Celebrities Gossip Showbiz

“Ku je ti une vi…”, Elvana Gjata dhe Ledri Vula gati për këtë sezon veror!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.

Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar.

Duket se këtë sezon veror këngëtarja do ta nisë me një bashkëpunim të fuqishëm e këtë na e ka treguar vetë ajo. Elvana dhe reperi Ledri Vula kanë zbuluar një pjesë të bashkëpunimit të tyre, i cili mesa duket do të titullohet “Ku je ti une vi” dhe do të publikohet së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, zbuloi se do të jetë aktore i një filmi të ri  që do të vijë së shpejti. Bashkë me të, pjesë e filmit do të jetë edhe vajza e saj dhe e Ledri Vulës, Poem. Filmi, tregon Sara, është i ndërtuar bazuar në një histori të vërtetë, për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, që mori disa jetë.