Aktori Mehdi Malkaj ishte sot në tubimin e mbajtur nën dritaren e banesës së Sali Berishës, ku u është drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të PD me kritika.
Ai tha se ata vijnë dhe flasin dy tre minuta para banesës së tij, e më pas largohen dhe nuk e kanë marrë seriozisht “betejën” e Sali Berishës.
“Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve, nëse do rrinë rehat edhe do vonë këtu dhe do thonë tre fjalë dhe do ikin… pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore. Bëni çfarë të doni. Edhe një herë anëtarëve të PD, simpatizantë… unë jam simpatizantë dhe vij, po ata nuk duhet të vijnë? Ku janë këta? Unë jam i sëmurë dhe vij. Nëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vijë, atëherë t’i marrin gjërat seriozisht”, u shpreh ai.