Celebrities Gossip Showbiz

“Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra 20 mijë euro?”, Françesa Murati i kthehet keq Erjola Doçit?

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Në episodin e djeshëm të “Pa Filtra” ka ndodhur diçka e pazakontë. Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmenin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram. Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Erjola e revoluar u largua nga studio me lot në sy. Por e gjitha ishte një kamer e fshehtë.

Nga ana tjetër, Françeska Murati, e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.

Erjola a nuk të vjen zor nga vetja? A nuk ke turp? A ke surrat ti, që ky zotëria po të vjen këtu e po të thotë me kontratë, me fakte, me një letër të noterizuar që ti më ke marrë lekët. Ti më rri mua aty si pordha më e madhe në botë, e bën sikur kush je. Do me mashtruar?  Zemra ime të themi të vërtetën, një vajzë 27 vjeçe me ‘Range Rover’ dhe kremëra 20 mijë euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët