Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Françeska Murati, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të reality show-t. Murati është angazhuar edhe në projekte televizive ku së fundmi e kemi parë në panelin e jurisë së “She’s On Top”, në Top Channel.
Ish-banorja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me ndjekësit momente nga puna dhe përditshmëria me familjen në Shqipëri. Një ditë më parë, ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave, ku nuk munguan dhe ato për partnerin e saj, Ergysin.
Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen e ish-banores është edhe arsyeja pse ajo nuk e publikon imazhin e tij, ose janë ndarë. Françeska u përgjigj se ka qenë zgjedhja e saj që familjen dhe veçanërisht partnerin mos ta ekspozojë në rrjete sociale siç bëjnë çifte të tjera për klikime.
Ne jemi gjithmonë bashkë kudo! Jemi kaq të lumtur sa s’kemi nevojë t’ja tregojmë botës për konfirmim, dashurinë nuk e kam për të shitur klikime në “Instagram”, e kam reale dhe e kam për vete.
Ato që kanë nevojë me shit një lidhje për me kap views le të vazhdojnë, për ta. Jam e lumtur në jetën reale. Copëzat e jetës time i ndaj veç se më kërkoni kaq shumë dhe më bëhet qejfi që jeni kaq të interesuar për ne
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.