Celebrities Film & Tv Gossip Music Showbiz

“Ku dreqin isha unë…”/Katër muaj pasi fitoi çmimin e parë Miley Cyrus reagon ashpër ndaj Grammy Awards!

Këngëtarja Miley Cyrus, e cila mori çmimin e saj të parë Grammy këtë vit ka reaguar ashpër ndaj organizatës në një intervistë të re. Cyrus mori çmimin për performancën më të mirë solo pop, si dhe ‘Record of the Year’ me hitin e padiskutuesshëm ‘Flowers’. Paraqitja e paharrueshme e Miley në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përfshiu edhe një performancë të ‘Flowers’ teksa ajo bëri një ndryshim të dukshëm në një nga tekstet e saj duke e përshtatur me momentin në të cilin ajo fitoi çmimin e parë Grammy dhe emocionet që ndjeu në ato momente.

Ajo dukej e emocionuar gjatë natës së madhe të ndarjes së çmimeve por katër muaj më vonë ndjenjat e saj duket se kanë ndryshuar. Duke folur për W Magazine, ylli tha:

Pa dashur të ofendoj, por unë e bëj këtë për 20 vjet dhe kjo është hera ime e parë që merret seriozisht në Grammy? E kam pasur të vështirë të kuptoj se çfarë matje ka, sepse nëse duam të flasim për statistika dhe numra, atëherë ku dreqin isha unë? Dhe nëse doni të flisni, si për ndikimin në kulturë, atëherë ku dreqin isha unë? Kjo nuk ka të bëjë me arrogancën. Unë jam krenare për veten.

Po në të njëjtën intervistë vlen të theksohet fakti se ajo u ndal edhe tek pjesa e jetës së saj personale ku tha se nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë. 31-vjeçarja shprehu hapur pasigurinë e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen.

Jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre. Kam dëgjuar edhe Dolly-n të thotë të njëjtën gjë, sepse nuk kishte fëmijë.

Në një intervistë me “Elle” në vitin 2019, Cyrus u shpreh se nuk donte të kishte fëmijë në atë moment. Ajo donte të luftonte kundër pritshmërive të përgjithshme që gratë duhet t’i japin prioritet riprodhimit.