Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme.
Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.
Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.
Georgia Meloni nga Libani kritikoi sjelljen: “Ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht këtë qeveri”
“Partia Demokratike, Levizja 5 Yjet dhe Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.
Magjistratët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në Itali, kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri, duhet të kthehen të gjithë në Itali.
Sipas La Repubblica, ditën e sotme magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azil kërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata u ndaluan natën e 13 tetorit nga Gauardia di Financa italiane, në ujërat ndërkombëtar, e quajtur si zona Sar. Ata u transferuan në bordin e anijes Libra nga Marina e Italisë deri në portin e Shëngjinit dhe nga aty në qendrën e Gjadrit.
Arsyeja ishte e thjeshtë dhe e parashikueshme shkruan “La Repubblica”, pasi përmbajta e vendimmarrjes e Gjykatës së Drejtave të Njeriut, e cila u dha me datë 4 tetor, para se të hapeshin qendrat në Shqipëri, nën juridiksionin italian.